Rama e quajti makinist të tramvajit me shalqinj, reagon Meta: Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate. S’ka marifet që e shpëton nga 25 prilli

Publikuar tek: politike, më 12:18 01-10-2020 Rama e quajti makinist të tramvajit me shalqinj, reagon Meta: Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate. S’ka marifet që e shpëton nga 25 prilli FotoMontazh: Rama-Meta

Presidenti Ilir Meta reagon pas shkrimit të bërë sot nga kryeministri Rama, i cili e quante atë makinist të tramvajit me shalqinj duke iu referuar programit politik të PD.

Meta ia kthen Ramës duke e quajtur profet të kokoshkave, ndërsa thekson se asgjë nuk e shpëton kryeministrin nga 25 prilli, data e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Profeti i kokoshkave t'i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit.

Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill.

Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve”, shkruan Meta në Facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010173082351685
array(1) { ["section"]=> string(151) "rama-e-quajti-makinist-te-tramvajit-me-shalqinj-reagon-meta-profeti-i-kokoshkave-t-i-lere-batutat-bajate-s-ka-marifet-qe-e-shpeton-nga-25-prilli-222323" }