Rama e shkarkoi, Gjiknuri tregon kur mbaron rruga Tiranë-Elbasan

Publikuar tek: aktualitet, më 15:44 09-01-2019 Rama e shkarkoi, Gjiknuri tregon kur mbaron rruga Tiranë-Elbasan

Ministri i shkarkuar i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknurit ka treguar se kur do të përfundojë rruga Tiranë-Elbasan.

Gjiknurit ka bërët ë ditur se kjo rrugë do të përfundojë në pranverë dhe do të jetë e hapur për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

“Pas zgjidhjes së ngërçit dhe sigurimit të financimit, punimet po vazhdojnë në kantierin e rrugës Tiranë-Elbasan. Aktualisht, ka mbetur pa u kryer vetëm 6% e volumit total ndërsa brenda pranverës rruga do të jetë e hapur e me të gjitha parametrat e duhura”, shkruan Gjiknuri.

Kreu i qeverisë, Edi Rama e kishte paralajmëruar Gjiknurin se nëse nuk e përfundon rrugën e Tiranë-Elbasan brenda muajit dhjetor, atëherë ai nuk do të ishte më ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikes.

“Ministri ka marrë sot vendimin që të marrë përsipër që të mbarojë rrugën Tiranë-Elbasan deri në fund të vitit. Ai ka marrë barrën o ta mbarojë, o të mbaroj”, tha Rama në muajin mars.

 

Rama-rruga-tiraneelbasan11.jpg

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lind në shtëpi e bllokuar nga bora, infermierja në Elbasan i shpëton jetën (FOTO)
Përfundon mandati i Bujar Leskajt në krye të KLSH, kush e zëvendëson »
Article Logic
Execution time: 0.01338791847229
array(1) { ["section"]=> string(70) "rama-e-shkarkoi-gjiknuri-tregon-kur-mbaron-rruga-tirane-elbasan-148108" }