“Rama, emergjencë po aq sa tërmeti”, Berisha thirrje përfaqësuesve të CDU: Ejani në Tiranë të shikoni, se këtu po ndodhin zhvillime jashtë imagjinatës

Publikuar tek: politike, më 17:59 15-12-2019 “Rama, emergjencë po aq sa tërmeti”, Berisha thirrje përfaqësuesve të CDU: Ejani në Tiranë të shikoni, se këtu po ndodhin zhvillime jashtë imagjinatës Ish-kryeministri Sali Berisha në Akademinë Politike të FRPD

Ish-kryeministri Sali Berisha zgjedhur që hapësirën kohore në eventin e Akademisë Politike të FRPD, ta shfrytëzojë nga fillimi në fund duke sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Nga eventi ku janë të pranishëm edhe zyrtarë e përfaqësues të CDU-së gjermane, Berisha e ka quajtur kryeministrin Edi Rama si një fatkeqësi dhe emergjencë po aq sa tërmeti që tronditi vendin tonë.

Berisha e sulmoi Ramën edhe për paketën “anti-shpifje” duke thënë se njësoj si i ati që firmosi varjen në litar të poetit kuksian Havzi Nela, sot Rama po tenton të varë në litar mediat online.

Berisha ftoi në Tiranë deputetë të CDU, dhe jo vetëm, pasi siç tha ai “këtu ka zhvillime jashtë imagjinatës”.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ai që dhunon fjalën e lirë është i aftë të kryejë çdo krim, dhe ky në Shqipëri është Edi Rama. Ky është kthyer në genet e të atit të tij, nuk marr unë përgjegjës kurrë djalin për babën, por kur djali manifeston në mënyrë identike...I ati i tij firmoste varjen e poetit Havzi Nela, pra varte fjalën e lirë. I biri i tij në vitin 2019 do të varë portalet. Ka sjellë në parlament ligjin, që sillet si xhelat ndaj fjalës së lirë. Ky është emergjencë kombëtare, po aq sa është edhe tërmeti.

Shumë mirënjohës për rezolutën në Zagreb. Por e konsideroj urgjente një mision në Tiranë, sepse këtu ka zhvillime jashtë imagjinatës. Ju mund të na ndihmoni më shumë. Ne duam që të vijnë edhe nga grupet e ndryshme parlamentare, jo vetëm të CDU, dhe të shohin këtu sesi një Narcos sillet ndaj të drejtave të shqiptarëve, se si ky njeri bën spastrim etnik.

E dini ju se një pjesë e vrasjeve të tërmetit, janë vrasje shtetërore. Se pallatet e Thumanës ishin të pabanueshme nga tërmeti i 21 shtatorit, dhe ata banorë nëse do ishin strehuar në një vend tjetër, do ishin gjallë të 24. A e patë ju një video të një gruaje të moshuar, i kishte ardh djali nga Italia, i kishte blerë një shtëpi të vogël 20 mijë euro, dhe ajo falenderonte djalin se i shpëtoi jetën duke e hequr nga pallatet e vdekjes.

Të ngrihemi fuqishëm, se tërmeti ishte një fatkeqësi natyrore, Edi Rama është një fatkeqësi kombëtare, sociale e të gjitha llojeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022090911865234
array(1) { ["section"]=> string(151) "rama-emergjence-po-aq-sa-termeti-berisha-thirrje-perfaqesuesve-te-cdu-ejani-ne-tirane-te-shikoni-se-ketu-po-ndodhin-zhvillime-jashte-imagjinates-189481" }