Rama emëron DREJTOR TË PËRGJITHSHËM të dënuarin nga gjykata (DOKUMENTET)

Publikuar tek: politike, më 13:38 30-01-2018 Rama emëron DREJTOR TË PËRGJITHSHËM të dënuarin nga gjykata (DOKUMENTET)

LSI denoncon emërimin e drejtorit të e Përgjithshëm të Bordit të Kullimit për rajonin Korçë- Elbasan-Berat.

Sipas dokumenteve, Nexhip Merolli rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për falsifikim të vulave, stampave apo formularëve. Është deputeti i LSI Endrit Braimllari ai i cili publikon në faqen e Facebook-ut vendimin.

“Edi Rama emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Bordit të Kullimit për rajonin Korçë, Elbasan, Berat shtetasin e dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Rrethit Gjygjësor Korcë, Nexhip Merolli. Kryeministri i Drogës riciklon të dënuarit në poste kyçe në administratën publike. Bashkëngjitur gjeni vendimin e Gjykatës dhe urdhërin e emërimit. Kjo është Rilindja e paligjshmërisë!”, shkruan Braimllari.

dre.jpg

dr1.jpg

dr2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014606952667236
array(1) { ["section"]=> string(77) "rama-emeron-drejtor-te-pergjithshem-te-denuarin-nga-gjykata-dokumentet-108478" }