Rama flet ashpër në OKB për Kosovën: I vetmi vend që mbahet i izoluar, BE të ndalojë këtë gjë të pakuptimtë

Publikuar tek: politike, më 19:16 27-09-2019 Rama flet ashpër në OKB për Kosovën: I vetmi vend që mbahet i izoluar, BE të ndalojë këtë gjë të pakuptimtë Kryeministri Rama ne Asamblene e OKB

Kryeministri Edi Rama ka folur ashpër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB përsa i përket integrimit të Kosovës krah vendeve që lëvizin lirisht në Europë.

Rama tha se është e pajustifikueshme që një vend me dy milionë banorë mbetet i izoluar nga rrjeti i vizave, një vend që ka luftuar fort për lirinë e vetë sipas Ramës.

“Ballkani perëndimor do të arrijë të shkëputet nga e kaluara njëherë e përgjithmonë, të intergrojë tregjet dhe të krijojë një të ardhme për fëmijët e vet. Është e pajustifikuar, një vend me dy milionë banorë mbetet dhe sot që flasim vendi i vetëm populli i të cilit është i izoluar nga rrjeti i vizave.

Nga 2014 më shumë se 100 milionë njerëz janë shtuar asaj bashkësie njerëzish që hyjnë pa viza. Si është e mundur që BE të mbajë peng 2 milionë njerëz që kanë luftuar fort për lirinë e tyre. E dashur BE ndaloje këtë gjë të pakuptimtë”, tha Rama.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.066266059875488
array(1) { ["section"]=> string(112) "rama-flet-ashper-ne-okb-per-kosoven-i-vetmi-vend-qe-mbahet-i-izoluar-be-te-ndaloje-kete-gje-te-pakuptimte-180022" }