Rama flet hapur për kufijtë e Kosovës: Po jetojmë në moment historik, por jemi të pavetëdijshëm...

Publikuar tek: barometri, më 08:01 21-09-2018 Rama flet hapur për kufijtë e Kosovës: Po jetojmë në moment historik, por jemi të pavetëdijshëm...

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e fundit për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë që parashikon këmbim territoresh, ndarje të Kosovës, ose korrigjim kufijsh.

 

Rama tha se nuk ka asnjë informacion për atë çfarë po ndodh pas “dyerve të mbyllura”, por u shpreh se “shqiptarët po jetojnë në një moment historik, për të cilin janë të pavetëdijshëm”.

“Kjo është një temë shumë e rëndë”, u shpreh Rama.

Pjesë nga biseda në emisionin “Opinion”:

Çfarë dini ju konkretisht?

Unë besoj që kjo është një temë shumë e rëndë me një peshë specifike shumë të madhe në historinë tonë. Po jetojmë në një moment historik për të cilin jemi të pavetëdijshëm. Nuk dua të ndaj askënd, as për mirë as për keq. Tema është shumë e rëndë

Ju çfarë dini si kryeministër?

Këtu fillon problemi se kemi disa javë për diçka që askush nuk di asgjë, kemi komente.

Unë nuk di asgjë. Kam dëgjuar vetëm komentet e klublit politik mediatik shqiptar...

Ju ka informuar Thaçi?

Jo. Kur them jo, them që nuk kam asnjë informacion të detajuar që të më vë mua në pozicionin që të kem një pamje të asaj që po zhvillohet pas dyerve.

Nga të gjitha komentet unë kuptoj që ka aq shumë versione sa edhe njerëz. Po flas për komentet e protagonistëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022257089614868
array(1) { ["section"]=> string(100) "rama-flet-hapur-per-kufijte-e-kosoves-po-jetojme-ne-moment-historik-por-jemi-te-pavetedijshem-135083" }