Rama flet në dalje të Kuvendit, ka një falenderim special për Ilir Metën

Publikuar tek: politike, më 20:18 09-09-2017 Rama flet në dalje të Kuvendit, ka një falenderim special për Ilir Metën

Kryeministri Edi Rama në daljë të Kuvendit pas votimit të Gramoz Ruçit, ka dhënë një prononcim për mediat.

Për gazetarët, Rama tha se në këto 4 vite që vijnë, ai pret që Kuvendi t’i kthehet normalitetit. Ai vlerësoi qendrimin e Opozitës në këtë mbledhje. Ndërsa për LSI ai tha se nuk mori pjesë në votim për të shmangur rrjedhje votash.

“Ambicja jonë është që Kuvendit t'i kthehet dinjiteti për 4 vite. E rëndësishme është që në Kuvend ne të sjellim një frymë të re bashkëpunimi. Natyrisht brenda llogjikës se pozicioneve të kundërta, pasi ne jemi këtu për t’u ballafaquar. Dhe në fund duhet t’u japim shqiptarve mesazhin se jemi këtu për ta dhe me ta dhe t’ua kursejmë shown e zakonshëm të së enjtes.  Unë do e vlerësoja qendrimin e aleatëve të djeshëm, si një vendim për të mos patur rrjedhje votash, por gjithsesi nuk ka rëndësi se sa vota më shumë dhe më pak. Por secili të bëjë detyrën dhe detyra jonë është që të punojnë sa mirë. Ndërsa detyra e Opozitës është që të na kritikojë të na godas, por unë këtu nuk jam për të dhënë leksione ndaj Opozitës”, u shpreh Rama.

Më tej Rama në fjalën e tij ka shprehur edhe një falenderim për Presidentin Meta lidhur me shpejtësinë e dekretimit të qeverisë së re.

“E falenderoj Presidentin e Republikës për shpejtësisë me të cilën ka reaguar për të shkuar sa më shpejt drejt seancës së ditës së hënë. Ne do të shpresojmë që të Opozita jetë në sallë”, tha Rama. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045262098312378
array(1) { ["section"]=> string(77) "rama-flet-ne-dalje-te-kuvendit-ka-nje-falenderim-special-per-ilir-meten-91753" }