Rama flet pas takimit me krerët e BE: Anëtarësimi për ne nuk do të jetë i lehtë, nesër është 'dita e madhe'

Publikuar tek: politike, më 21:48 16-02-2020 Rama flet pas takimit me krerët e BE: Anëtarësimi për ne nuk do të jetë i lehtë, nesër është 'dita e madhe' Rama ne intervisten ne Bruksel

Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit të mbajtur në Bruksel me krerët e BE.

Rama u shpreh se anëtarësimi nuk do të jetë i lehtë, dhe falenderoi Këshillin e Europës për përpjekjet që po bën për t'i dhënë shtysë procesit.

Ai tha se nesër do të jetë dita e madhe për Shqipërinë, pasi do të mbahet Konferenca e Donatorëve, ku shpreson të gjejë mjaftueshëm donacione për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.


"Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja nuk do të jetë e lehtë.
Por në të njëjtën kohë i jemi mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Europian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekjë për t'i dhënë shtysë procesit.
Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim e diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj do të rezultojë si një platformë mirëkuptimi brenda shteteve anëtare.
Po kështu për ne, për Shqipërinë, nesër është dita e madhe, sepse kemi Konferencë e Donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe po shpresoj shumë se do të gjejmë mhajftueshëm solidaritet e mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin", tha Rama

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069200992584229
array(1) { ["section"]=> string(110) "rama-flet-pas-takimit-me-kreret-e-be-anetaresimi-per-ne-nuk-do-te-jete-i-lehte-neser-eshte-dita-e-madhe-195422" }