Rama flet për dosjet e bujshme të blerejes së votës: Nuk mund të ikë qeveria se ka dëgjuar opozita ca përgjime

Publikuar tek: politike, më 21:16 16-05-2019 Rama flet për dosjet e bujshme të blerejes së votës: Nuk mund të ikë qeveria se ka dëgjuar opozita ca përgjime

Kryeministri Edi Rama ka komentuar përgjimet e dala nga dosjet e bujshme të blerjes së votës në zgjedhjet e 2017-ës, dosjen 331 dhe 184.

Rama tha se opozita nuk mund të kërkojë largimin e qeverisë për shkak se ka dëgjuar disa përgjime, për të cilat tha se po hetohet për nxjerrje të sekretit hetimor. Kreu i qeverisë i quajti përgjimet si “sallatë fjalësh”

Pjesë nga deklarata e Ramës në emisionin “Opinion”:

Nuk ka përgjime të çertifikuara nga askush, ka përgjime të dala të cilat në dijeninë time ka dhe një hetim për nxjerrje të sekretit hetimor. Ka përgjime të dala në shkelje të sekretit hetimor. Për sa i përket si janë zhvilluar hetimet, mund të ftoni këtu prokurorët dhe t’ju japin përgjigje. Nxjerrja e sekretit do të thotë shkelje nga ata brenda institucionit. Jam i painteresuar për të bërë këtu cic-mic. Mbi bazat e këtyre sallatave të fjalëve nuk mund të bëhen dot strategji politike. Unë kam parë deklarimin zyrtar se kjo dosje është mbajtur e mbyllur për një periudhë kohe të gjatë dhe se nuk është bërë asnjë hetim nga prokurori i çështjes dhe se janë angazhuar oficerët gjyqësorë të zbardhin përgjimet. A mundet dot që një opozitë t’i thotë qeverisë “ti duhet të ikësh se unë kam dëgjuar ca përgjime”.

Unë nuk kam nevojë dhe të drejtë të thërras asnjë prokuror dhe të flas se kush njolloset dhe kush jo. Prokuroria duhet të hetojë këdo që hyn në zonën e saj. Asnjëherë nuk kam dalë të flas në atë mënyrë që mund të thuhet se po influencohet një hetim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066931247711182
array(1) { ["section"]=> string(116) "rama-flet-per-dosjet-e-bujshme-te-blerejes-se-votes-nuk-mund-te-ike-qeveria-se-ka-degjuar-opozita-ca-pergjime-164613" }