Rama flet për herë të parë për FOTON me ÇAPJAN: S’është hera e parë që shkoj aty, nuk e dija kush ishte ai

Publikuar tek: politike, më 21:44 13-02-2020 Rama flet për herë të parë për FOTON me ÇAPJAN: S’është hera e parë që shkoj aty, nuk e dija kush ishte ai

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk e njihte Ardian Çapjan, pronarin e hotelit “Univers” në Elbasan, sot subjekt i hetimit të pasurive nga OFL.

Rama tha se në atë kohë, shkoi në hotelin në pronësi të Çapjas për shkak se ishte periudhë fushate, dhe hoteli disponon sallë konferencash. Aty i kërkuan të bëjë edhe foto me personin në fjalë, për të cilin Rama tha se nuk ishte i informuar. Sipas gazetarit Artan Hoxha, foto është realizuar në vitin 2015.

Pjesë nga debati me gazetaren Klodiana Lala në “Opinion”:

Edi Rama: Është një ambient që nuk është ai i zakonshmi i mitingjeve. Ky është holli i një hoteli, më kanë ardhur këta persona zotëria, a zonja se mbaj mend, dhe më thanë a mund ta bëj një foto. Nuk është hera e parë që kam shkuar në atë hotel, sepse ai hotel ka një sallë konferencash.

Klodiana Lala: A i shit ju i informuar se kjo pronë, sipas policisë së shtetit i përket një personi që ka urdhëruar vrasje dhe i përket një bande?

Edi Rama: Jo, jo. Nuk isha i informuar dhe madje kam edhe një foto tjetër të bërë disa vite më parë.

Klodiana Lala: A u shqetësuat kur e publikoi Artan Hoxha këtë foto?

Edi Rama: Po ça thua? Unë këtë foto tani e pashë…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092349052429199
array(1) { ["section"]=> string(111) "rama-flet-per-here-te-pare-per-foton-me-capjan-s-eshte-hera-e-pare-qe-shkoj-aty-nuk-e-dija-kush-ishte-ai-195123" }