Rama flet për Kosovën pas takimit me Lavrov: E hapi ai këtë temë, unë i bëra të qartë qëndrimin tonë të panegociueshëm

Publikuar tek: politike, më 22:20 26-02-2020 Rama flet për Kosovën pas takimit me Lavrov: E hapi ai këtë temë, unë i bëra të qartë qëndrimin tonë të panegociueshëm Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se ishte ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ai që doli përtej axhendës që kishte Rama si kreu i OSBE-së duke diskutuar për Kosovën.

Për kryemistrin Rama “një mundësi për të mos i ikur një debati për qëndrimin tonë për Kosovën, që është një qëndrim që nuk negociohet”.

Pjesë nga fjala e Ramës në emisionin “Real Story”:

Zgjerimi përtej axhendës së kryetarit të OSBE-së ka qenë një zgjedhje e Lavrov, dhe mua s’më është lënë gjë tjetër veç se të përgjigjem, për Kosovën. Ministri ka bërë këtë zgjedhje dhe unë me kënaqësi jam përfshirë në këtë diskutim sepse është diçka me të vërtetë e vlefshme që këtu në Moskë të thuhet qëndrimi ynë i qartë dhe i prerë që Serbia të njohë Kosovën. Është me shumë rëndësi që mua m’u dha mundësia të mbaj qëndrim të qartë dhe të prerë për këtë çështje. Nuk ka gabim më të madh nga ana jonë si shqiparë që t’i ikim dialogut dhe të vendosim parakushte për dialogun. Shqiptarët e kanë fituar luftën, tani duhet të fitojnë paqen.

Me thënë të drejtën unë kam vetëm një keqardhje, kur shoh neverinë në Tiranë apo Prishtinë se si më lëshohen apo ndërsejnë për tu lëshuar duke më akuzuar si tradhëtar apo për konspiracione. Është një degradim dhe një prezumim për faktorizim të Kosovës, gjë që mbështetet nga Tirana nga disa faktorë në Tiranë. Futja në temë e ministrit rus ishte një mundësi për të mbajtur një qëndrim në Moskë pa bërë provokime. Ishte edhe një mundësi për të mos i ikur një debati për qëndrimin tonë për Kosovën, që është një qëndrim që nuk negociohet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084249973297119
array(1) { ["section"]=> string(123) "rama-flet-per-kosoven-pas-takimit-me-lavrov-e-hapi-ai-kete-teme-une-i-bera-te-qarte-qendrimin-tone-te-panegociueshem-196573" }