Rama flet për Metën në televizionin privat, i veshur me xhaketë e tuta sportive me vija (Foto)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:08 01-10-2019 Rama flet për Metën në televizionin privat, i veshur me xhaketë e tuta sportive me vija (Foto) Kryeministri Rama, interviste me tuta sportive e xhakete

Kryeministri Rama është duke folur mbrëmjen e sotme për procedurat e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Meta dhe raportin e Komisionit të Venecias për të.

Mirëpo, ajo që bie në sy në intervistën e Ramës për televizionin Report Tv, është veshja e tij. Ndryshe si në çdo intervistë tjetër, Rama është shfaqur i veshur me xhaketë dhe me tuta sportive me vija të bardha, një veshje kjo jo e natyrshme për në televizion dhe për kryeministrin po ashtu.

I pyetur nga gazetari Denis Minga për fatin e Metës, Rama u shpreh se nuk kishte “as një minutë kohë” për tu marrë me të. “Unë nuk kam asnjë 1 minutë për tu marrë me fatin e Ilir Metës. Mbrëmë për shembull jam marr me fatin e një djali të sëmurë. Lavdi Ilir Meta ska asnjë problem shëndetësor po unë skam anjë gjë për të folur për të”, tha Edi Rama.

Screenshot_4.jpgScreenshot_3.jpgScreenshot_2.jpgScreenshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0224769115448
array(1) { ["section"]=> string(98) "rama-flet-per-meten-ne-televizionin-privat-i-veshur-me-xhakete-e-tuta-sportive-me-vija-foto-180454" }