RAMA flet për TAHIRIN 2 ditë pas vendimit: Përgjegjësia ndaj ligjit është personale

Publikuar tek: politike, më 15:10 21-09-2019 RAMA flet për TAHIRIN 2 ditë pas vendimit: Përgjegjësia ndaj ligjit është personale Rama dhe Tahiri

Kryeministri Rama dha qëndrimin e tij për herë të parë pas dënimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir me 3.4 vite shërbim prove për shpërdorim detyre.

Në një intervistë për ‘’Top Channel’’, kryesocialisti theksoi se nuk ka asnjë koment për vendimin e Krimeve të Rënda dhe qëndrimin e ish-bashkëpunëtorit të tij.

Ai theksoi se përgjegjësia e ruajtjes së raportit me ligjin është personale, pra përgjegjësia rëndon direkt mbi Tahirin. Përgjegjësia partiake, theksoi Rama, lidhet me reagimin që PS-ja ka ndaj personave që kanë probleme me ligjin.

‘’Nuk kam asnjë koment për të bërë sepse është një çështje e drejtësisë. Nga dita e parë deri në ditën e fundit kam qenë dhe mbetem i idesë se çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo qoftë është personale, ndërkohë që përgjegjësia e forcës politike apo e qeverisë është mënyra se si reagon ndaj cilitdo që ka një problem me ligjin. Në këtë aspekt besoj se jemi një shembull i pakonkurrueshëm në historinë e këtyre 30 viteve'’, u shpreh Rama në raport me përgjegjësinë e mazhorancës për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.056703090667725
array(1) { ["section"]=> string(89) "rama-flet-per-tahirin-2-dite-pas-vendimit-pergjegjesia-ndaj-ligjit-eshte-personale-179266" }