Rama: Frojdi do thoshte “ Nuk kanë faj, djegin bunkerin që kanë brenda”

Publikuar tek: politike, më 18:23 15-12-2015 Rama: Frojdi do thoshte “ Nuk kanë faj, djegin bunkerin që kanë brenda” Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës \"Të pastrojmë Shqipërinë\"

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot fjalën e tij gjatë konferencës “Të pastrojmë Shqipërinë”, nga qyteti i Shkodrës, ku ka folur ndër të tjera edhe për bunkerin që u dogj gjatë protestës së parë të opozitës këtë dhjetor.

Rama tha se është absurde të mendosh se bunkeri është ndërtuar në nder të komunizmit, duke u shprehur se qeveria e kaluar është ajo që premtoi shumë projekte për viktimat e komunizmit, por nuk realizoi anjë prej tyre.

“Ai nuk është bunker, është hyrja simbolike e një muzeu të nëndheshëm. Ne duhet të bëjmë transparencën e gjithë asaj historie që të mos na ndodhë më siç na ka ndodur”, u shpreh kryeministri Rama duke cituar më pas edhe Filozofin Sigmund Frojd, që sipas tij do të thoshte “Nuk kanë faj, djegin bunkerin që kanë brenda”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023141145706177
array(1) { ["section"]=> string(72) "rama-frojdi-do-thoshte-nuk-kane-faj-djegin-bunkerin-qe-kane-brenda-27834" }