Rama fton Hotin në Shengenin Ballkanik: Nëse bashkohemi aty, askush nuk na pengon të hapim lëvizjen e lirë të njerëzve

Publikuar tek: politike, më 12:01 03-07-2020 Rama fton Hotin në Shengenin Ballkanik: Nëse bashkohemi aty, askush nuk na pengon të hapim lëvizjen e lirë të njerëzve Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrin kosovar Avdullah Hoti, e ka ftuar këtë të fundit që Kosova t'i bashkohet Shengenit Ballkanik, pasi eështë e vetmja mënyrë që shumë shpejt të hapet lëvizje e lirë mes dy vendeve.

Rama ka folur edhe për eksportet e mallrave nga të dyja vendet, ku është shprehur se është folur për legjislacionet për këto mallra, në mënyrë që eksportuesit të mos kenë nevojë për dy palë dokumente, të Shqipërisë dhe Kosovës, por të mjaftojë njohja e një dokumenti të përbashkët.

"Kemi folur për legjislacionet për mallrat e eksportuara nga të dy vendet. Duhet të mos vazhdojmë ne në Shqipëri eksportuesve të Kosovës që duhet të kenë dokumente të Shqipërisë, edhe anasjelltas, por një dokument të jetë i vlefshëm për të dyja vendet.  Për të përparuar më shpejt në procesion e kohezionit strategjik lidhur me jetën e përditshme dhe lëvizjen e mallrave, shengeni rajonal mbetet në këndvështrimin tim një program ku shqiptarët duhet të shohin interesin e tyre strategjik. Në rast se futemi bashkarisht në kornizën e shengenit rajonal, askush nuk na pengon që shumë shpejt të hapim lëvizjen e lirë të njerëzve pa asnjë kontroll.

 Ne mbetemi në krah të Kosovës. Do mbështesim edhe më fort Kosovën duke u vendosur në dispozicion të autoriteteve të Kosovës. Ne nuk flasim në emër të Kosovës, ne flasim për Kosovën. I vetmi popull në kontinent që ende nuk mund të lëvizë lirisht si popujt e tjerë. Arsyeja nuk gjendet në Kosovë, as në ndonjë paaftësi të Kosovës për të përmbushur detyrimet. Detyrimet janë njohur të përmbushura nga vetë KE. Arsyeja është në BE, nga politikat e brendshme. Kosova nuk lëviz e lirë jo për fajin e saj, por nga refuzimi që i bëhet nga BE", tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091648101806641
array(1) { ["section"]=> string(123) "rama-fton-hotin-ne-shengenin-ballkanik-nese-bashkohemi-aty-askush-nuk-na-pengon-te-hapim-levizjen-e-lire-te-njerezve-212683" }