Kryeministri Edi Rama është duke dhënë një intervistë për gazetaren Ilva Tare, intervistë që transmetohet edhe në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Rreth 3 mijë persona janë duke e ndjekur nëpërmjet Facebook-ut, ndër ta edhe ambasadori shqiptar në Azerbaxhan, Gent Gazheli, shkruan Newsbomb.al.
Por ajo që bie në sy, është se mes qindra reagimeve me “zemra”, ambasadori i “Rilindjes” i ka dhënë një “fytyrë të inatosur”. A të jetë kjo shprehje e ndonjë pakënaqësie ndaj kryeministrit apo vetëm një gabim njerëzor në zgjedhjen e "reagimit” të duhur?!