Në një deklaratë për mediat kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e opozitës për të djegur mandatet e deputetëve.
Rama deklaroi se ka qenë dhe është gjithmonë i gatshëm të dialogojë me opozitën.
'Opozita ka konsumuar një akt të panjohur në historinë e vendeve me zgjedhje. Një akt i paparë dhe i padëgjuar, por jo i pashpjegueshëm. Jemi gati të ulemi dhe të dialogojmë për gjithcka që i shërben forcimit të demokracisë. Një ndër gjërat që mund të diskutohet nuk është as retorika e dhunshme, as dhuna mbi institucionet dhe as imponimi me dhunë i raporteve politike dhe as ndërprerja e mandatit legjitim përmes një kamikazi politike. Dora e bashkëpunimit me opozitën është e shtrirë edhe kjo temë do të ketë kohën e vet më herët se vonë', tha Rama.