“Rama gënjeu pa u skuqur”, Vasili: Gjermania konfirmon, Nuk hapen negociatat për Shqipërinë!

Publikuar tek: aktualitet, më 18:45 10-08-2020 “Rama gënjeu pa u skuqur”, Vasili: Gjermania konfirmon, Nuk hapen negociatat për Shqipërinë!

Zëvendës kryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian do të hapen për Maqedoninë e Veriut, por jo për Shqipërinë.

Vasili i referohet deklaratës së Suszane Shutz, drejtoreshë e Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Gjermane, dhe ish-ambasadore e Gjermanisë në vendin tonë.

Schulz tha se “Ne synojmë të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse plotësohen kushtet, gjithashtu edhe me Shqipërinë gjatë presidencës sonë të Këshillit”.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Gjermania konfirmon,Maqedonia hap Negociatat, Shqiperia jo!

Suszane Shutz Drejtoreshe e Ballkanit Perendimor ne Ministrine e Jashtme Gjermane dhe ish Ambasadore e Gjermanise ne Shqiperi konfirmon se:

 Maqedonise i hapen Negociatat ndersa Shqiperise jo.

Ja cfare thote zj.Shutz;

"Ne synojmë të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse plotësohen kushtet, gjithashtu edhe me Shqipërinë gjatë presidencës sonë të Këshillit”, shpjegoi Schutz

Keto jane pasojat e qeverisjes se Edi Rames.

Plot dy vjet me pare ishte po Edi Rama qe dekoronte ambasadoret dhe genjente dynjane per hapjen imagjinare te negociatave.

Sot e kesaj dite per shkak te Edi Rames integrimi i Shqiperise ndodhet ne momentin me te keq te tij.

Shiheni VIDEON dhe kujtoni se si genjente Rama pa u skuqur fare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092010498046875
array(1) { ["section"]=> string(93) "rama-genjeu-pa-u-skuqur-vasili-gjermania-konfirmon-nuk-hapen-negociatat-per-shqiperine-216726" }