Rama gjithë tension në konferencë, kërcënon Berisha: O llum-kazan lëri turfullimet, të pret e zeza

Publikuar tek: barometri, më 08:33 01-04-2018 Rama gjithë tension në konferencë, kërcënon Berisha: O llum-kazan lëri turfullimet, të pret e zeza

sh-kryeministri Berisha dhe fragment nga protesta në Rrugën e Kombit

Fjalimi i kryeministrit Rama pak minuta më parë në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e sotme në Rrugën e Kombit solli reagime të shumta, për shkak të tonit të ashpër me të cilin foli.

Nuk ka munguar as reagimi i ish-kryeministrit Berisha i cili nuk nguron as të hedhë ofendime mbi Ramën. Nëpërmjet një statusi në facebook, Berisha shkruan se Rruga e Kombit i ka sjellë Shqipërisë mbi 300 milionë euro në vit të ardhura dhe paralajmëron kryeminstrin të heqë taksën ose gjendja do të përkeqësohet.

Reagimi i plotë:

Dy fjale per llum-kazanin!

“Rruga e Kombit”, qe ti e quaje dikur “Rruga e Asgjekundit” o llum-kazani, vertet ka kushtuar 1.2 miliarde euro por per te ngjallur urrejtje kombetare ti u fshehe shqiptareve se ajo rruge i ka sjelle Shqiperise mbi 300 milione euro ne vit te ardhura, pra deri sot mbi 2.5 miliarde euro, nga te cilat 90% Shqiperise bregdetare dhe Tiranes!

Prandaj o llum-kazan leri turfullimet e kercenimet e tua frymendara e plote urrejtje, me kod penal e narkopolice, dhe hiqe menjehere taksen tende plaçke ne “Rrugen e Kombit” se e zeza te pret ty dhe kliken tende!

Revolta qytetare do fitoje! sb

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026129007339478
array(1) { ["section"]=> string(102) "rama-gjithe-tension-ne-konference-kercenon-berisha-o-llum-kazan-leri-turfullimet-te-pret-e-zeza-115254" }