Deputeti i Vetvendosjes Sami Kurteshii është bashkuar reagimeve të shumta që erdhën nga Kosova lidhur me mosdekretimine Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm.
Kurteshi e ka cilësuar Edi Ramën si “gomar dhe tradhtar” ndërkohë që Gent Cakajn e ka cilësuar si kandidaturë të spiunit të UDB-së Baton Haxhiu.
"Por Kosovare/ë/t për poste ministrash në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë kur i delegon krimineli dhe spiuni u udb-bia Baton Haxhiu, me apo pa kërkesën e kriminelit Hashim Thaçi, e i emëron Kryeministri i Shqipërisë, qoftë ai edhe gomar, është edhe tradhëtar", shkruan deputeti i Vetëvendosjes.
Ja postimi i plotë:
Edi Rama, jo vetëm është gomar por po bëhet edhe tradhëtar!
Kosovare/ë/t në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë i emëron Kryeministri, qoftë ky edhe gomar. E drejtë legjitime e të parit.
Por Kosovare/ë/t për poste ministrash në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë kur i delegon krimineli dhe spiuni u udb-bia Baton Haxhiu, me apo pa kërkesën e kriminelit Hashim Thaçi, e i emëron Kryeministri i Shqipërisë, qoftë ai edhe gomar, është edhe tradhëtar.