Rama ‘hap thesin’: 2.5 milion lekë rrogë plus për mjekët specialist që transferohen në rrethe

Publikuar tek: politike, më 19:00 10-01-2018 Rama ‘hap thesin’: 2.5 milion lekë rrogë plus për mjekët specialist që transferohen në rrethe

Gjatë takimit me infermierët, kryeministri Rama dha dy lajme të mira për sektorin e shëndetësisë.

Fillimisht kreu i qeverisë premtoi një rritje të konsiderueshme të rrogave për infermierët.

Por pas kësaj Rama foli dhe për një rritje shumë të konsiderueshme të pagave për mjekët specialist që zgjedhin të transferohen jashtë Tiranës.

“U mërziten në fillim profesorët kur u rritën rrogat e infermierëve. Do mërziten prapë profesorët kur të rrisim sërish rrogat e infermierëve. Por kam një lajm të mirë edhe për profesorët. Kemi një mungesë  të mjekëve specialist, por  duke u dhënë një rrogë të përafërt me atë që mund të merrnin nëse ikin jashtë vendit është një mënyrë që t’i mbajmë brenda vendit. Në fillim nuk u besua, por është vendosur që për mjekët specialist që do të transferohen jashtë kryeqytetit në rrethe ku ka nevojë, do të jetë një rrogë prej 2.5 milion lekë të vjetra, plus rrogën që marrin si specialist në Tiranë. Ju duket e pabesueshme dhe e ekzagjëruar, por ju siguroj që gropa nga largimi i tyre është më e madhe”,- u shpreh kryeministri Edi Rama. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099868774414062
array(1) { ["section"]=> string(97) "rama-hap-thesin-2-5-milion-leke-rroge-plus-per-mjeket-specialist-qe-transferohen-ne-rrethe-106119" }