Rama i çoi emrin e vet Metës për ministër të Jashtëm, ja kush do e takojë sot homologun italian

Publikuar tek: politike, më 10:29 15-01-2019 Rama i çoi emrin e vet Metës për ministër të Jashtëm, ja kush do e takojë sot homologun italian

Teksa ministria e Jashtme është bërë shkak i ngërçit Kryeministri-Presidencë, ministri Bushati vijon me detyrën e tij.

Burime nga ky institucion bëjnë me dije se Bushati do të presë sot në një takim zyrtar homologun e tij italian Enzo Moavero Milanesi.

Takimi është paralajmëruar të mbahet në orën 12:00.

Temat në qendër të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe midis dy Vendeve, perspektiva e integrimit evropian të Shqipërisë dhe çështjet rajonale.

 Ndërkaq, në ora ‪13:30 minuta, të dy ministrat do të dalin në një konferencë për shtyp.

Kujtojmë se kryeministri Rama i propozoi dje Metës emrin e tij për të mbajtur përkohësisht postin e ministrit të Jashtëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama sulmoi Zërin e Amerikës, drejtori i VOA-s i përgjigjet kështu
Kuvendi mblidhet nesër në 17.00 në sesion të JASHTËZAKONSHËM, e kërkoi RAMA për qeverinë »
Article Logic
Execution time: 0.009605884552002
array(1) { ["section"]=> string(101) "rama-i-coi-emrin-e-vet-metes-per-minister-te-jashtem-ja-kush-do-e-takoje-sot-homologun-italian-148849" }