Rama i dërgoi letrën e 5-të, Basha: Beteja jonë është fitorja

Publikuar tek: politike, më 12:01 26-05-2019 Rama i dërgoi letrën e 5-të, Basha: Beteja jonë është fitorja

Vetëm pak minuta pasi kryeministri Edi Rama i dërgoi kreut të PD, Lulzim Baasha letrën e 5-të publike, vjen një reagim nga ky i fundit.

Basha nuk ka thënë asnjë fjalë konkrete lidhur me përbajtjen e letrës, ndërsa përmes një postimi në faqen zyratre i referohet protestës së mbrëmshme.

Teksa Rama i kërkoi edhe njëherë dialog, Basha shprehet se beteja e tyre është fitorja.

Mesazhi i Bashës:

Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu.

Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.

Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa

aaalala.jpg

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/rama-sposton-hapjen-e-fushates-leter-te-5-te-bashes-pergezime-per-mbreme-nese-nuk-dialogojme-edhe-keto-pak-dite-165746

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02528715133667
array(1) { ["section"]=> string(66) "rama-i-dergoi-letren-e-5-te-basha-beteja-jone-eshte-fitorja-165750" }