Prej disa kohësh po përflitet në media se moderatorja e emisionit ‘Open’, Eni Vasili ka marrë një post të lartë në administratën e kryeministrit Edi Rama.
Vasili është propozuar si anëtare e Këshillit të Statistikave, si përfaqësuese e sektorit të medias dhe emri i saj u miratua në Parlament.
Këshilli i Statistikave është organ i ngarkuar për mbikëqyrjen dhe mbështetjen e INSTAT-it, në rolin e tij për zbatimin e aktiviteteve statistikore të parashikuara në Programin e Statistikave Zyrtare.
Ajo ka pranuar të jetë anëtare në këshill, edhe pse nuk ka asnjë pagesë, thjesht për të dhënë eksperiencën e saj si gazetare.
Kujtojmë që ajo ka një eksperiencë të gjatë në fushën e medias dhe emisioneve televizive. Së fundmi është dalluar dhe si autore e emisionit që drejton në Top Channel.