Rama i dha postin e rëndësishëm? Reagon rrufeshëm Majlinda Bregu: Po, kam aplikuar! S’ka lidhje qeveria (DEKLARATA)

Publikuar tek: politike, më 13:24 31-01-2018 Rama i dha postin e rëndësishëm? Reagon rrufeshëm Majlinda Bregu: Po, kam aplikuar! S’ka lidhje qeveria (DEKLARATA)

Reagon Majlinda Bregu pas lajmit se është propozuar si kandidatura e vetme e Shqipërisë për sekretare e përgjithshme e RCC në Sarajevë.

Regional Cooperation Council, është një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE. Sipas dritare.net, shkresa e kandidimit ishte firmosur nga kryeministri Rama.

Por Bregu në sqarimin e saj thotë se ky është një pozicon që nuk varet nga qeveria shqiptare dhe për rrjedhojë nuk mund të ofrohet nga qeveria shqiptare.

REAGIMI I PLOTË I MAJLINDA BREGUT:

Po lexoj nje lajm qe paska marre dhene per aplikimin tim per pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem, te Keshillit te Bashkepunimit Rajonal .

E para: PO! Kam aplikuar me emrin tim per kete pozicion. I cili eshte i pari i ketij niveli qe nese do ta fitoj, i jepet nje shqiptari.

E dyta! Nuk eshte pozicion qe varet nga qeveria shqiptare dhe per rrjedhoje nuk mund te ofrohet nga qeveria shqiptare. Nota duhet te percillet zyrtarisht nga Ministria e Jashtme sic ndodh me cdo kanditat nga vendet e tjera qe kane aplikuar.

Zgjedhja e Sekretarit te Pergjithshem eshte nje proces i gjate perzgjedhje, votimesh ne disa nivele nga te gjitha vendet e Evropes Juglindore dhe ku Komisioni Europian eshte partneri i tij kryesor. Sigurisht qe nuk i kushton asnje lek taksapaguesve shqiptare.

E fundit! Nese do ta fitoj kete pozicion, do te jete nje nder per mua, Shqiperine dhe Shqiptaret kudo ne rajon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020098209381104
array(1) { ["section"]=> string(116) "rama-i-dha-postin-e-rendesishem-reagon-rrufeshem-majlinda-bregu-po-kam-aplikuar-s-ka-lidhje-qeveria-deklarata-108599" }