Rama i ftoi një nga një për Reformën Zgjedhore, Basha dhe aleatët me vendim unanim: Nuk ka dialog

Publikuar tek: politike, më 19:32 18-09-2019 Rama i ftoi një nga një për Reformën Zgjedhore, Basha dhe aleatët me vendim unanim: Nuk ka dialog Foto-arkive:Basha me aleatet

Opozita e bashkuar ka vendosur unanimisht pasditen e sotme të mos ulet në dialog me kryeministrin Rama për Reformën Zgjedhore.

Në përfundimin e mbledhjes së Bashës me aleatët pak më parë në Selinë Blu, ata kanë vendosur unanimisht të mos ulen në dialog për Reformën Zgjedhore për aq kohë sa ata që kanë vjedhur votat janë të lirë dhe në krye të Komisionit për këtë reformë.

Të sapo dalë nga takimi me Bashën, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi u shprehën se nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Ramën.

Më herët, gjatë ditës së sotme kryeministri Rama përmes një ftese publike për gjithë drejtuesit e partive opozitare, shprehej se pavarësisht kundërshtive politike, ata duhet të ulen në dialog për Reformën Zgjedhore, të cilën Rama e ka quajtur sfidë kombëtare. Edhe prezenca e OSBE në Tiranë ka kërkuar që palët të bëhen bashkë për votimin dhe nisjen e punës për Reformën Zgjedhore.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011858940124512
array(1) { ["section"]=> string(102) "rama-i-ftoi-nje-nga-nje-per-reformen-zgjedhore-basha-dhe-aleatet-me-vendim-unanim-nuk-ka-dialog-178927" }