Rama i futet kërkimit ‘me kokë’: Shikoni këtë Vilën në Vlorë, merrte ndihmën e këtij tjetrit padrejtësisht

Publikuar tek: politike, më 23:08 24-02-2018 Rama i futet kërkimit ‘me kokë’: Shikoni këtë Vilën në Vlorë, merrte ndihmën e këtij tjetrit padrejtësisht

Pas akuzave të shumta për skemën e re të ndihmës ekonomike, kryeministri i vendit Edi Rama, ka vendosur “ t’i hyjë me kokë” kërkimeve për të gjetur raste të abuzimeve me asistencat sociale.

Kreu i vendit ka dhënë dy shembuj në Vlorë mes dy personave, njëri që më parë merrte ndihmë ekonomike e jetonte në një vilë, sipas Ramës dhe një rasti tjetër ku familja nuk merrte ndihmë ekonomike e jetonte në gjendje të mjerueshme.

POSTIMI I PLOTË:

“Majtas vila e N.R në Vlorë që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe djathtas shtëpia e R.B po në Vlorë që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, N.R është përjashtuar dhe R.B, pjesë e komunitetit rom, është përfshirë në skemë.

Që N.R nuk kishte nevojë për ndihmë, kjo shihet qartë nga fotot. Fatkeqësisht, për vite me rradhë, N.R. padrejtësisht merrte pagesën që në fakt duhet t’i shkonte R.B prej vitesh.

Specialistët e Shërbimit Social Shtetëror, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si edhe të Bankës Botërore po kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo gabim të sistemit. Ndërkohë, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë në mënyrë të drejtpërdrejtë familje që nuk përfitojnë nga skema kombëtare.” – ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012466907501221
array(1) { ["section"]=> string(109) "rama-i-futet-kerkimit-me-koke-shikoni-kete-vilen-ne-vlore-merrte-ndihmen-e-ketij-tjetrit-padrejtesisht-111356" }