Rama: I gatshëm për marrëveshje me Bashën. Marrëdhënia me Metën normale, derisa shkruan letra

Publikuar tek: politike, më 23:30 15-01-2018 Rama: I gatshëm për marrëveshje me Bashën. Marrëdhënia me Metën normale, derisa shkruan letra

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për marrëveshje me kreun e PD-së Lulzim Basha në interes të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

I pyetur lidhur me marrëdhënien e tij me presidentin Ilir Meta, Rama tha në emisionin “Tonight” se është normale, por “ndryshon kur ai shkruan letra”.

Pjesë nga intervista me gazetaren Ilva Tare:

Çfarë doni ju të bëjë Basha që të mos bllokojë negociatat me BE?

Basha të gjejë sytë për të parë dhe të gjejë drejtimin për të ecur. Pra duhet të jetë ai që s’është. Me pak fjalë ç’të them unë tani. Nuk ka sy për të parë, shikon këmbët ndërkohë që i kanë dhënë timonin e biçikletës së PD-së dhe për këtë arsye nuk e ka idenë se ku do të shkojë.

Nuk ka asnjë lloj strategjie. Po flasim për të dhe jo për mua.

Po ju çfarë i ofroni?

Jam i gatshëm të jem në njërën anë të tryezës nëse opozita do jetë në tjetrën. Dashurinë s’e kam për ata, e kam për ata që punojnë me mua.

Jeni i gatshëm të bëni një marrëveshje me Bashën për çështjen e integrimit?

Patjetër jam i gatshëm.

Po marrëdhënia tuaj me Presidentin Meta?

Marrëdhënia mes meje dhe tij është krejt normale. Kur shkruan letra pastaj, ndryshon. E kam fjalën për letra në përgjithësi. Si president është duke bërë detyrën e vet dhe duke lënë të kuptohet që boshllëku që ka lënë aty ku ishte është katastrofik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010946989059448
array(1) { ["section"]=> string(97) "rama-i-gatshem-per-marreveshje-me-bashen-marredhenia-me-meten-normale-derisa-shkruan-letra-106690" }