Ashtu siç edhe paralajmëroi, nga dita e sotme Kryeministri Edi Rama ka hapur rrugë për çdo student që ka pyetje lidhur me vendimet e qeverisë.
Në platformën 'Shqipëria që Duam' është hapur rubrika e posaçme 'Jam student', ku studentët mund të bëjnë pyetje rreth paqartësive.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Rama me anë të një postimi në Facebook.
'shqiperiaqeduam.al në dispozicion për çdo student që kërkon sqarime', shkruan kryeministri, ndërkohë që disa kohë më parë ka paralajmëruar se edhe ministria e Arsimit do të çelë në Facebook një ditare për tu përgjigjur në kohë reale për gjithë pyetjet që shqetësojnë studentët.