Rama i LSI: I arrestuari për trafik droge “arratiset” nga qelitë e paraburgimit me ndihmën e shtetit

Publikuar tek: politike, më 16:26 29-01-2018 Rama i LSI: I arrestuari për trafik droge “arratiset” nga qelitë e paraburgimit me ndihmën e shtetit

Zv/Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama me anë të një statusi në Facebook ka reaguar kundër  ekstradimit të “financierit” të Habilajve, Nezar Seitaj.

Sipas Ramës rasti i ekstradimit të tij për në Itali është i paprecedentë dhe skandaloz. Sipas zyrtarit të LSI, Seiti është i ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që prej datës 19 tetor 2017.

Deputeti sulmon ashpër prokuroren e përgjithshme lidhur me deklaratën e bërë për ekstredamin e Seitit dhe e mbyll reagimin e tij duke thënë se kur shteti është kundër drejtësisë dhe kur reforma në drejtësi është e kapur politikisht, këto raste ndodhin.

Më poshtë REAGIMI I PLOTË

Skandal: shteti kundër drejtësisë!

I arrestuari për trafik droge “arratiset” nga qelitë e paraburgimit me ndihmën e shtetit!

Eshtë i paprecedent dhe skandaloz rasti i ekstradimit për në Itali të shtetasit Nezar Seitaj, i ndaluar me urdhër-ndalimi nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që prej datës 19 tetor 2017.

Eshtë shkelur Kodi i Procedurës Penale (nenet 449 dhe 500); është shkelur edhe Ligji për Marrëdhëniet Juridiksionale me Jashtë (nenet 40 dhe 41) !

Në këto kushte, Prokuroria e Krimeve të Rënda duhej të kishte nisur menjëherë hetimin e këtij skandali, që përbën gjithashtu një krim të rëndë shtetëror!

E meqë nuk ka njoftim ta ketë bërē, është në kohë ta bëjë sa më parë, duke filluar çështjen penale në ngarkim të autorëve që organizuan dhe realizuan në bashkëpunim ekstradimin e paligjshëm të të vetmit “peshk të madh” të trafikimit të drogës që kishin të arrestuar, i cili u “arratis” nga qelitë e paraburgimit me ndihmën e shtetit!

Sepse është skandaloze që Prokuroria ka nisur një “hetim administrativ” për prokurorët që arrestuan dhe hetonin trafikantin, ndërkohë që do të duhej të ishin arrestuar tashmë, më e pakta për shpërdorim detyre dhe pengim te hetimit të gjithë ata që në bashkëpunim organizuan dhe realizuan ekstradimin e paligjshëm!

Naiviteti apo injoranca e deklaratës së Prokurorisë së Përgjithëshme dhe e Ministrisë së Drejtësisë se nuk kishin dijeni që ai ishte i arrestuar apo që ndaj tij nuk kishte filluar çështje penale, nuk mund të jenë justifikim e aq më pak argument, për të mbuluar shkeljet e rënda ligjore!

Kështu ndodh kur shteti është kundër drejtësisë dhe kur reforma në drejtësi është e kapur politikisht!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010877847671509
array(1) { ["section"]=> string(104) "rama-i-lsi-i-arrestuari-per-trafik-droge-arratiset-nga-qelite-e-paraburgimit-me-ndihmen-e-shtetit-108366" }