Rama i njofton vendimet në Facebook, ISP shpreh shqetësimin: Cënon liritë kushtetuese, Kuvendi të marrë situatën nën kontroll

Publikuar tek: aktualitet, më 10:57 25-05-2020 Rama i njofton vendimet në Facebook, ISP shpreh shqetësimin: Cënon liritë kushtetuese, Kuvendi të marrë situatën nën kontroll

Gjatë periudhës së pandemisë kryeministri Rama shumicën e vendimeve për masat ndaj COVID-19 i ka komunikuar me anë të video-live nga profili i tij në facebook, përpara se këto vendime të miratoheshin dhe botoheshin në Fletoren Zyrtare.

Instituti i Studimeve Politike ka shprehur shqetësimin se një vëndimmarrje e tillë nga ana e kryeministrit Rama që ka të bëjë me liritë dhe të drejtat e njeriut është anti-kushtetuese, pasi detyrimet e qytetarëve vijojnë të imponohen në rrugë jo institucionale.

ISP i bën thirrje Kuvendit që të ushtrojë funksionin e kontrollin kushtetues të pushtetit ekzekutiv, duke mos lejuar më komunikimin e vendimeve përmes rrjeteve sociale, por përmes rrugëve institucionale.

"Koha për sjellje institucionale. Vendimmarrjet individuale në përmbajtje dhe në komunikim, përbëjnë deformim nga parimet e shtetit të së drejtës, cenon liritë kushtetuese, dobëson institucionet, krijon precedentë negativë në memorien shtetërore, injoron parimet e transparencës dhe llogaridhënies si dhe si të tilla, janë akte të abuzimit me pushtetin.

ISP apelon rikthimin në shtratin kushtetues e ligjor të aktivitetit dhe vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave, të Qeverisë, të Ministrave dhe institucioneve të tjera të përfshira. ISP apelon Kuvendin të ushtrojë funksionin e kontrollin kushtetues të pushtetit ekzekutiv edhe në situatën sipas neneve 170-174 të Kushtetutës së Shqipërisë", thotë ndër të tjera ISP.

101093543_10213989314361720_8432457455723610112_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094559192657471
array(1) { ["section"]=> string(129) "rama-i-njofton-vendimet-ne-facebook-isp-shpreh-shqetesimin-cenon-lirite-kushtetuese-kuvendi-te-marre-situaten-nen-kontroll-207701" }