Rama i pakënaqur pas largimit të Tahirit, ristrukturon PS-në e Tiranës

Publikuar tek: barometri, më 08:18 04-02-2018 Rama i pakënaqur pas largimit të Tahirit, ristrukturon PS-në e Tiranës

Ristrukturohet Partia Socialiste e Tiranës. Pas largimit të Saimir Tahirit nga funksionet partiake, drejtimi i PS për Tiranën i kaloi Blerina Gjylametit.

Por shefi i qeverisë duket i pakënaqur me këtë organizim. Rama po përgatitet për zgjedhjet lokale dhe ka ristrukturuar edhe njëherë PS-në e Tiranës.

Kështu, Sadri Abazi ka ikur nga Kamza dhe ka shkuar si përgjegjës në njësinë 4 të Tiranës në vend të Blerina Gjylametit. Gjithashtu Rakip Suli ikën nga Lapraka dhe caktohet përgjegjës për bashkinë Kamëz. Ulsi Manja caktohet përgjegjës në njësinë 11 të Tiranës. Klotilda Ferhati shkon në njësinë numër 3 në vend të Olta Xhaçkës.

“Investimet nuk na përputhen me votat”, ka thënë i pakënaqur Rama sipas Report Tv në një mbledhje me të vetët, ndërsa ka kërkuar lëvizjet e mësipërme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.079257011413574
array(1) { ["section"]=> string(76) "rama-i-pakenaqur-pas-largimit-te-tahirit-ristrukturon-ps-ne-e-tiranes-109044" }