‘Rama i pari që përdori terminologjinë vulgare në politikë’, Bamir Topi: Ja pse presidenti Meta nuk i bën dot ballë Ramës

Publikuar tek: politike, më 18:07 17-10-2020 ‘Rama i pari që përdori terminologjinë vulgare në politikë’, Bamir Topi: Ja pse presidenti Meta nuk i bën dot ballë Ramës Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur në emisionin “Kjo Javë” për situatën politike në vendin tonë dhe për përplasjet Rama-Meta.

Ai u shpreh se presidenti Meta e ka të vështirë të balancojë pushtetin me kryeministrin Rama, pasi ky i fundit i ka të gjitha pushtetet e tjera nën”këmbët” e tij.

“Meta e ka të pamundur të balancojë pushtetin, edhe pse mundohet. E ka të pamundur t’i bëjë ballë Ramës pasi ky i fundit ka të gjitha pushtetet”, tha Topi.

Për sa i përket gjuhës së përdorur në akuzat e ndërsjellta, ish-presidenti Topi “akuzoi” kryeministrin Rama se ishte ai që e futi i pari terminologjinë vulgare në politikë.

“Që politika ka përplasje, kjo është normale. Problemi është që me kalimin e viteve është vulgarizuar gjuha e komunikimit. Nuk ka qenë kjo gjuha që është prdorur më herët. duhet ta ndajmë një politikë, kjo e ditëve tona i pranon të gjitha. Kanë kaluar 22 vite nga fillimi i vulgarizimit të terminologjisë. Ka qenë viti 2000 kur në skenë  politike shqiptare dhe specifikisht në Tiranë, ju i mbani mend të bërtiturat e atij që është sot kryeministër. Madje në atë kohë është përdorur edhe arma në parlament, por fyerje personale nuk ka patur. Njeriu që ka përdorur i pari terminologjinë vulgare dhe vazhdon është zoti Rama. Të tjerët po vazhdojnë po e përdorin”, u shpreh ish-presidenti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01726508140564
array(1) { ["section"]=> string(124) "rama-i-pari-qe-perdori-terminologjine-vulgare-ne-politike-bamir-topi-ja-pse-presidenti-meta-nuk-i-ben-dot-balle-rames-224134" }