Rama i përgjigjet Bashës: Ne po pastrojmë inertet, fundjavat e luksit jashtë ua kam lënë atyre që shajnë ditë-natë (Ç’thotë për REFORMËN ZGJEDHORE)

Publikuar tek: politike, më 12:37 01-06-2020 Rama i përgjigjet Bashës: Ne po pastrojmë inertet, fundjavat e luksit jashtë ua kam lënë atyre që shajnë ditë-natë (Ç’thotë për REFORMËN ZGJEDHORE) Rama

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet kryedemokratit Lulzim Basha dhe zërave që ‘gëlojnë’ prej ditës së djeshme për një vizitë të kreut të qeverisë në Paris.

Rama thotë se është kthyer që pardje në Shqipëri dhe se ka qenë thjesht për një pasdite, në ‘një vizitë informale të nivelit të lartë’.

Mandej, kryeministri teksa ‘i bie tërthorazi’ reformës zgjedhore, kujton se ushtria është angazhuar për aksionet e pastrimit.

“Unë s'jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe "shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë" ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë.

Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj! Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet”, shkruan Rama në Tëitter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095059871673584
array(1) { ["section"]=> string(150) "rama-i-pergjigjet-bashes-ne-po-pastrojme-inertet-fundjavat-e-luksit-jashte-ua-kam-lene-atyre-qe-shajne-dite-nate-c-thote-per-reformen-zgjedhore-208612" }