Rama i premton në Bruksel sekretarit të NATO-s: Pavarësisht tërmetit, do vazhdojmë t’i përmbahemi buxhetit (Sa miliona euro derdh Shqipëria në ‘arkën’ e Aleancës)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:23 29-01-2020 Rama i premton në Bruksel sekretarit të NATO-s: Pavarësisht tërmetit, do vazhdojmë t’i përmbahemi buxhetit (Sa miliona euro derdh Shqipëria në ‘arkën’ e Aleancës) Edi Rama ne konference me sekretarin e NATO-s

Nga Brukseli, në selia e NATO-s, kryeministri Edi Rama në një konferencë e përbashkët për median me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg është zotuar se Shqipëria do të vazhdojë të paguajë për buxhetin e dedikuar

“Dua të rikonfirmoj edhe publikisht atë që rikonfirmova në samitin e NATO-s dhe në takimin tonë privat që Shqipëria pavarësisht procesit të rindërtimit, i mbetet angazhimit të saj për buxhetin e dedikuar të NATOS dhe do vijojë t’i përmbahet këtij angazhimi dhe të përmbushë objektivin që kemi vendosur në Uells”, premtoi Rama.

Por sa paguajmë ne për të qenë në NATO?

Nga vitit 2010 deri tani, anëtarësimi në NATO ka kushtuar 3745 dollarë për frymë, para këto të dala nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

Viti 2010 është koha kur Shqipëria ka paguar më shumë para për organizatën ushtarake, 1.56%, e ndërsa viti 2017 shpenzimi  më i ulët, 145 mln euro ose 1.1% të prodhimit të brendshëm bruto. 

Por 145 mln euro nuk janë mjaftueshëm për Aleancën e Atlantikut Verior pasi prej kohësh Presidenti Donald Trump ka kërkuar që shpenzimet të shkojnë në 2% ose 240 mln euro në vit, gjë kjo që sigurisht për një vend si Shqipëria do të ndihej shumë. Megjithatë, deri tani, Shqipëria nuk i ka kaluar 145 mln euro për arkën e NATO-s.

NATO është një bashkim ushtarak ndërqeveritar ndërmjet 29 vendeve të Europës dhe Amerikës së Veriut. NATO u themelua më 4 prill 1949, kur u nënshkrua Traktati i Atlantikut të Veriut në Uashington DC.

Anëtarët themelues janë SHBA, Franca, Britania e Madhe, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Islanda, Luksemburgu, Italia, Hollanda, Norvegjia dhe Portugalia. NATO u themelua në mënyrë që të krijonte një sistem të mbrojtjes së ndërsjellë nga një sulm i jashtëm.

Neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut kërkon që shtetet anëtare të pavarura të vijnë në mbrojtje të çdo shteti anëtar, nëse ndodh një sulm nga një palë e jashtme. Kjo është vënë në zbatim të vetmen herë pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, shkruan newsbomb.al.

29 anëtarët e NATO-s janë:

Shqipëria, Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Mali i Zi, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia , Spanjë, Turqi, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara.

Shteteve anëtare u kërkohet të bëjnë pagesa për mirëmbajtjen ushtarake në NATO-s. Por janë vetëm katër shtete anëtare të cilat aktualisht po përmbushin udhëzimet e sugjeruara prej dy përqindësh.

Këto vende janë Shtetet e Bashkuara me 3.7 përqind, Greqia me 2.36 përqind, Britania e Madhe me 2.12 përqind dhe Estonia me 2.08 përqind.

Shqipëria është e shtata nga fundi dhe shpenzon 1.10 për qind të GDP-së për mbrojtjen.

Lista e plotë:

SHBA - 3.7 percent

Greqia - 2.36 percent

Mbretëria e Bashkuar - 2.12 percent

Estonia - 2.08 percent

Polonia - 1.99 percent

Rumania - 1.80 percent

Franca - 1.79 percent

Letonia - 1.75 percent

Lituania - 1.73 percent

Norvegjia - 1.62 percent

Mali i Zi - 1.58 percent

Bullgaria - 1.53 percent

Turqia - 1.48 percent

Portugalia - 1.31 percent

Kanadaja - 1.29 percent

Kroacia - 1.26 percent

Gjermania - 1.24 percent

Sllovakia - 1.19 %

Danimarka - 1.17 %

Holanda - 1.15 %

Italia - 1.12 %

Shqipëria - 1.10 %

Hungaria - 1.06 %

Republika Çeke - 1.05 %

Sllovenia - 0.98 %

Spanja - 0.92 %

Belgjika - 0.90 %

Luxemburgu - 0.46 % /newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071711540222168
array(1) { ["section"]=> string(163) "rama-i-premton-ne-bruksel-sekretarit-te-nato-s-pavaresisht-termetit-do-vazhdojme-t-i-permbahemi-buxhetit-sa-miliona-euro-derdh-shqiperia-ne-arken-e-aleances-193501" }