Rama i prerë: Teatri do shembet, ligji i arsimit të lartë është i duhuri

Publikuar tek: barometri, më 08:24 16-02-2018 Rama i prerë: Teatri do shembet, ligji i arsimit të lartë është i duhuri

Kryeministri Edi Rama është treguar shumë i prerë sa i takon debateve për ligjin e ri të arsimit të lartë dhe shembjen ose jo të godinës së Teatrit Kombëtar.

Rama ka sulmuar fillimisht opozitën se sipas tij kërkon të kapet në çdo gjë, duke dalë edhe nga ajo që përfaqëson e djathta, ndërsa u dha përgjigje të prerë aktorëve se teatri do të bëhet dhe do të shembet ai ekzistuesi, ndërsa ligji për arsimin e lartë është i duhuri.

FJALA E RAMËS

Dhore Kule tha se i vjen turp nga universiti i Tiranës sot, por nga ç’ka univeristeti është sot. Sepse rektori grindet me kryetarin e bordit të administrimit dhe përfundon puna në cështje bravash, kush ka brava, ndërrohen brava në univeristet. Këtë e kisha dëgjuar nga federata e mundjes, mundësit e ngatërruan me tapetin.

Bravat i ndërron akti nënligjor, sapo e dëgjova dhe është shumë e qartë edhe një gjë tjetër që ju merrni përsipër se po fyhet elita e kombit, artistët dhe aktorët. Po pse?

Apo sepse jeni të gatshëm që të kapeni pas cdo fije bari dhe të kujtoni se fija e barit është leva e Arkimedit, ne nuk jemi përsorur, të pagabueshëm, bëjmë gabimet tona, por jemi të pakonkurrueshëm.

Nga se vuajnë aktorët, mos duhet tua shpërndajë qveria rolet, tu japim punë, t’ju vëmë tapetin e kuq dhe të bëjnë shfaqje?

Keni parë në vend tjetër që aktorët të ngrihet sa herë flitet për mure dhe kartonxhes, beteja është pa përmbajtje.

Dy gjëra janë të qarta , ligji i ri për arsimin e lartë është i duhuri dhe i stërvonuari dhe ju që jeni e djathta për vetëm një pozicionim në letër, por që prej kohësh jeni djathi kackavall dhe merrni pozicione që s’kanë lidhje as me të djathtën apo programin tuaj sepse jeni në ajër, doni vetëm të kapeni.

Ne do e ndërtojmë Teatrin Kombëtar më në fund, nuk e ndërtuam ateherë kur filloi mbledhja, kjo ka filluar para 20 vjetësh, kanë vdekur të gjithë ata që e nisën mbledhjen vec Robert Ndrenikës.

Askush s’pati mendjen të ndërtojë teatro e muzeume, ju që vini këtu që na qaheni për elitën dhe artin.

Ndërkohë që ne nuk kemi bërë aq sa ka nevojë ky vend, në një kohë kaq të shkurtër për investime të mëdha. Por kemi ndërtuar për herë të parë që nga 1991 teatro muzeume e stadium, dhe TK e ri do e bëjme, atë godinën do e shembim dhe aty do krijojmë hapësirën europiane për të dhënë shfaqjë dhe për të bërë e parë teatër.

Ky teatri që s’ka lidhje me teatrin mund të vazhdojë, ju bini sa të doni daulleve të gjëmave, gjëma nuk ka dhe qoftë ligji i ri i arsimit të lartë, teatri i ri, rruga e re për teatrin e kulturës nuk do ndalen prej jush.

Do mësoni se ca është teatri se jeni nëjsoj si ata aktorët që zihen për muret dhe fatkeqësia e tyre është se nuk ka role.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1068320274353
array(1) { ["section"]=> string(77) "rama-i-prere-teatri-do-shembet-ligji-i-arsimit-te-larte-eshte-i-duhuri-110418" }