Rama i shtriu dorën për bashkëpunim, reagon Basha: Kurrë!

Publikuar tek: barometri, më 08:36 01-08-2018 Rama i shtriu dorën për bashkëpunim, reagon Basha: Kurrë!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas ftesës së hapur për bashkëpunim që kryeministri Edi Rama i bëri gjatë një interviste për RTSH.

 

Basha shkruan në Tëitter se nuk do të bënte kurrë koalicion me Ramën dhe se detyra e tij është largimi i Edi Ramës nga pushteti.

“Kurrë! Koalicion me Edi Ramën nuk do të ketë kurrë! Detyra ime, e PD  është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe nxjerrja e tij bashkë me Tahirin, Gjiknurin, Dakon, Sejdinin dhe të gjithë politikanët e lidhur me krimin para drejtësisë!”, shkruan Basha.

Në një intervistë mbrëmjen e sotme Rama u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me opozitën.

“Unë e kam treguar me fakte kokëforta. Dhe fakti më kokëfortë ishte shtrirja e dorës së bashkëpunimit për muaj të tërë ndaj opozitës për të garantuar procesin e kaluar zgjedhor dhe lutja për muaj të tërë ndaj kryetarit të opozitës dhe marrëveshja më në fund e arritur”, tha Kryeministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02802300453186
array(1) { ["section"]=> string(61) "rama-i-shtriu-doren-per-bashkepunim-reagon-basha-kurre-129794" }