Rama i vendosur: Zgjedhjet e 30 qershorit nuk shtyhen

Publikuar tek: politike, më 21:57 16-05-2019 Rama i vendosur: Zgjedhjet e 30 qershorit nuk shtyhen

Kryeministri Edi Rama, i prerë thotë se zgjedhjet vendore të 30 qershorit nuk shtyhen pasi është antikushtetuese.

Sipas Ramës, shtyrja e zgjedhjeve në 2006 por edhe në vitin 2017 është bërë brenda afateve që përcaktonte kKshtetuta, dhe shtyrja e zgjedhjeve nuk mund të kthehet në precedent.

“Nuk ka shans. Se s’jemi te fusha e futbollit në Surrel, ku ka ndonjë gol, ka dhe anullim loje”, deklaroi Rama në emisionin “Opinion”.

“30 qershori është data e zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë. Nuk e kam vendosur unë, unë nuk di që qeveria të ketë marrë ndonjë iniciativë ligjore që pengon opozitën të hyjë në zgjedhje. Në vitin 2006 nuk ka pasur kufij për përcaktimin e datës së zgjedhjeve. Në vitin 2017 është bërë i njëjti muhabet, dhe unë kam thënë gjithçka diskutohet vetëm Kushtetuta nuk diskutohet. Dhe u shty në një nga dy datat që lejonte Kushtetuta. Nëse ne do të silleshim kështu, sot, nuk do të bënim zgjedhje kurrë sepse precedentin e kemi, e shtymë në 2017-ën, ta shtymë edhe tani. Ore jeni në vete apo jo. Zgjedhjet janë një ankand, që e bën popullin dhe pret ofertat politike. Ne kemi detyrë që në 30 qershor kur është caktuar data e ankandit të jemi atje. Dikush tjetër që s’ka ofertë politike dhe nuk shkon dot në ankand se humbet ka zgjedhur që të mos shkojë fare dhe të prishte ankandi. Çfarë fuqie bazuar në cilën normë kushtetuese unë mund të ndërhyj që ankandi të shtyhet”, u shpreh Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067839622497559
array(1) { ["section"]=> string(59) "rama-i-vendosur-zgjedhjet-e-30-qershorit-nuk-shtyhen-164619" }