‘Rama ia mbyll gojën edhe qenve’, Valteri i kthehet keq Markut dhe Lelës: Tërhiq fjalën, ju i bëni fresk kryeministrit me 'porthalet'

Publikuar tek: aktualitet, më 11:02 12-12-2019 ‘Rama ia mbyll gojën edhe qenve’, Valteri i kthehet keq Markut dhe Lelës: Tërhiq fjalën, ju i bëni fresk kryeministrit me 'porthalet'

Vijojnë debatet te mbledhja e Komisionit të Medias, që po zhvillohet mëngjesin e sotëm.

Pedagogu Mark Marku ka vazhduar me fjalën e tij, duke u shprehur se zgjedhja e kryetarit të AMA-s është një gabim.

Sipas Markut, faktori i interesit është kryeministri Rama, që ia mbyll gojën edhe qenve.

Më tej ka ndërhyrë, deputeti i opozitës së re, Halit Valteri, i cili i është drejtuar Markut dhe Alfred Lelës se po i bëjnë fresk Ramës. Ai i ka kërkuar Markut të tërheq fjalën.

Marku: Unë kam qenë pjesë e këtij ekipi dhe vetëm për një gjë nuk kemi rënë dakort, për një pike, për zgjedhjen e kryeatrit të AMA-s. I vetmi aktor i interestit është kryeministri. Që ju nuk e kundërshtoni se ai do t’ja mbylli gojën edhe qenëve.

Valteri: Po ju them ju të dyve personalisht, jeni të dy që po i bëni fresk  Edi Ramës me ato porthalet.Ju shkruani si ju mbajti Basha dhe ai ju mbajti Rama. Po ne nuk jemi bërë deputet se nuk ka ardh Basha. Të kërkoj të tërheqësh fjalën që i thatë zotërisë në fjalë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025617122650146
array(1) { ["section"]=> string(133) "rama-ia-mbyll-gojen-edhe-qenve-valteri-i-kthehet-keq-markut-dhe-leles-terhiq-fjalen-ju-i-beni-fresk-kryeministrit-me-porthalet-189173" }