Rama ia pret “shkurt” të vetëve dhe largohet nga mbledhja, Taulant Balla zgjidhet kryetar i grupit të PS

Publikuar tek: politike, më 13:28 08-09-2017 Rama ia pret “shkurt” të vetëve dhe largohet nga mbledhja, Taulant Balla zgjidhet kryetar i grupit të PS

Pasi foli shkurt në ErTv, për shkak edhe të një defekti në audio, kryeministri Edi Rama ka vijuar mbledhjen me dyer të mbyllura me deputetët e PS në selinë rozë.

Mësohet se Grupi Parlamentar i PS ka votuar për kryetar grupi Taulant Ballën, e vetmja kandidaturë për këtë post. Sakaq, shefi i qeverisë është kujdesur të japë edhe porositë për të tijët e më pas është larguar nga mbledhja duke lënë në sallë vetëm disa prej deputetëve.

“Duhet korrektesë maksimale. Asnjë të mos mungojë nesër. Nuk ka leje për asnjë arsye. Nuk do lejohet dalja nga rendi i ditës. Duhet të fokusoheni tek raportet qeveri-deputet. Nuk do lejohet asnjë emërim pa nivelin e duhur profesional”, u ka thënë prerë Rama deputetëve të PS duke dalë nga salla. Nesër, në orën 10:00 do të nisë seanca e plenare ku Gramoz Ruçi do të bëjë betimin si kryetar Kuvendi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080668926239014
array(1) { ["section"]=> string(107) "rama-ia-pret-shkurt-te-veteve-dhe-largohet-nga-mbledhja-taulant-balla-zgjidhet-kryetar-i-grupit-te-ps-91603" }