'Rama ik, Rama ik', protestuesit hedhin shashka dhe tymuese para parlamentit

Publikuar tek: aktualitet, më 11:56 28-03-2019 'Rama ik, Rama ik', protestuesit hedhin shashka dhe tymuese para parlamentit

Protestuesit e opozitës së bashkuar kanë hedhur shashka dhe tymuese para parlamentit.

Pak më herët pati tensione në protestë pasi u tentua të cahej kordoni policor, ndërsa një prej protestuesve mbeti i lënduar në pjesën e hundës.

'Rama ik, Rama ik', kjo është thirrja e protestuesve të opozitës së bashkuar.

Ndërkaq, para Parlamentit ka mbërritur edhe kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Opozita ka paralajmëruar protesta sa herë të ketë seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.069947957992554
array(1) { ["section"]=> string(79) "rama-ik-rama-ik-protestuesit-hedhin-shashka-dhe-tymuese-para-parlamentit-158228" }