Rama inauguron shkollën 'Servete Maçi' në Tiranë: Kemi afro 200 shkolla të reja në vend. Për ata që kritikojnë librat falas....(E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:46 16-09-2019 Rama inauguron shkollën 'Servete Maçi' në Tiranë: Kemi afro 200 shkolla të reja në vend. Për ata që kritikojnë librat falas....(E PLOTË)

Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në ceremoninë e inaugurimit e shkollës së muzikës në kryeqytet "Servete Maçi".

Kreu i qeverisë shoqërohej nga kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe ministrja Ogerta Manastirliu.

Gjatë fjalës sën tij, Rama u shpreh ndër të tjera se procesi mësimor është transformuar dhe se janë rreth 200 shkolla në të gjithë vendin që janë ndërtuar.

"Është me rëndësi të thuhet në këtë ditë të parë të shkollës përtej infrastrukturës, ne numërojmë afro 200 shkolla që janë rindërtuar në të gjithë Shqipërinë që do u shtohen edhe të tjera në vijim. Kam parasysh këtu grupin e shkollave të reja të bashkisë së Tiranës", tha Rama.  

Kryeministri u ndal edhe tek çështja e diskutur së fundmi ajo e librave falas, ku ka pasur edhe shumë kritika.

"Ankesën e disa prindërve dhe spektatorëve lidhur me nevojën për ti ruajtur librat. Nuk është një çështje thjeshtë materiale, por është mbi të gjitha një çështje edukimi me dashuri dhe respekt për librin. Qysh të vegjël e kemi mësuar se është miku më i mirë dhe duhet trajtuar me respektin dhe kujdesin maksimal. Nëse do ishte një çështje materiale, vende shumë më të zhvilluara se ne nuk do kishin këtë praktikë.", tha Rama, ndërsa e mbylli fjalën e tij me një batutë.

"Po e mbyll tani, po ju mori malli më keni në frigorifer në vijim se në televizor po e po nuk diskutohet".

Pjesë nga fjala e kryeministri Edi Rama zbardhur nga Newsbomb.al:

Është me rëndësi të thuhet në këtë ditë të parë të shkollës përtej infrastrukturës, ne numërojmë afro 200 shkolla që janë rindërtuar në të gjithë Shqipërinë që do u shtohen edhe të tjera në vijim. Kam parasysh këtu grupin e shkollave të reja të bashkisë së Tiranës.

Të jenë një model i ri i shkollës së kohës së re që jetojmë. Kur infrastruktura është aty dhe kur kushtet dhe logjistika janë aty ajo cka ende më shumë rëndësi është përmbajtja e procesit, marrëdhënieve mes shkollës dhe nxënësive. Në këtë aspekt është bërë një progres komplomentar.

Sot kemi një sistem mësimor goxha më cilësor dhe miqësor me nxënësit në aspektin e ngarkesës. Sot kemi një trupë arsimore të mbrojtur nga sulmet e jashtme të politikës apo edhe nga imponimet e deri djeshme të korrupsionit. Jo gjithcka është flori ka ende probleme për tu adresuar, ka raste që e gjitha shëmtohet nga shkelja e rregullave nga tejkalimi i funksionimit administrativ. Nëse shohim sistemin e funksionimit të shkollës nuk mund të bëjmë krahasime me situatën që kishin vite më parë.

Më vjen shumë mirë që drejtoresha është kujdesur që të ftojë mësuesit dhe mësueist e një gjenerate më parë që sot janë profesionistë të nderuar. Elementi i muzikës është forca e kësaj shkolle, të mësuarit të muzikës sepse me këtë element shkolla mund të hapet edhe më shumë për komunitetin. Dua vetëm të kujtoj se sot janë 450 mijë nxënës që kanë filluar shkollën. 225 mijë prej tyre i kanë marrë librat falas. Vitin e ardhshëm do të përfshijnë edhe klasën e 6 dh 7-të.

Ankesën e disa prindërve dhe spektatorëve lidhur me nevojën për ti ruajtur librat. Nuk është një çështje thjeshtë materiale, por është mbi të gjitha një cështje edukimi me dashuri dhe respekt për librin. Qysh të vegjël e kemi mësuar se është miku më i mirë dhe duhet trajtuar me respektin dhe kujdesin maksimal. Nëse do ishte një çështje materiale, vende shumë më të zhvilluara se ne nuk do kishin këtë praktikë.

Besoj se edhe rezultati i këtij viti ka qenë më pozitiv. Librat e kthyer në gjendje të mirë janë shumë më tepër nga seç ne mendonim. Po e mbyll vetëm me këtë shembull. Ne çdo vit marrim një nr nxënësish që mbarojnë shkollën e mesme dhe i çojmë në universitetin e Tekonologjisë në Stamboll që kemi një marrëveshje, dhe sipas viti zgjedhim 10 deri në 15 nxënës pa ditur fare se kush janë dhe nga vijnë. Dhe në sezonin që mbaroi ai ishte një ndër universitetet më të mirë të botës, studeti më i mirë që u celebrua ishte një vajzë shqiptare nga ky grup. Shumica e atyre nxënëseve vijnë nga familja të varfra, që tregon shumë.

Po e mbyll tani, po ju mori malli më keni në frigorifer në vijim se në televizor po e po nuk diskutohet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.095767974853516
array(1) { ["section"]=> string(135) "rama-inauguron-shkollen-servete-maci-ne-tirane-kemi-afron-200-shkolla-te-reja-ne-vend-per-ata-qe-kritikojne-librat-falas-e-plote-178603" }