Rama inspektim në nënstacionin e Kombinatit: Energjia është simbol, tani jemi në Europë, para 7 vitesh në një pikë planeti që zor na gjeje

Publikuar tek: politike, më 12:14 01-10-2020 Rama inspektim në nënstacionin e Kombinatit: Energjia është simbol, tani jemi në Europë, para 7 vitesh në një pikë planeti që zor na gjeje

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku kanë inspektuar punimet në nënstacioni elektrik në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Rama shprehet se nënstacioni elektrik është ndërtuar në vitin 1953, por i lënë në harresë pa asnjë investim.

Kreu i Qeverisë tha se gjatë këtyre 7 vite ka pasur ndryshime në buqësi, në rrjetetin elektrik. Ndër të tjera ai është shprehur se tani Shqipëria është një vend me probleme, por ndodhet në Europë.

“Sot ende nuk është aty ku duhet të jetë patjetër, pasi ka shumë për të bërë dhe nuk ka asnjë krahasim të mundshëm.

Le të flasim për deficentat që kanë në raport me të ardhmen dhe jo me të shkuarën. Energjia është simbol, para 7 vitesh ne nuk ishim fare në Europë.Tani jemi një vend me probleme por jemi në Europë.

Jemi në Europë, një vend me halle sfida, ka jo pak njerëz që për tja dal duhet të merren për dore, por para 7 vitesh ishim në një pikë planeti që zor se e gjeje,” u shpreh Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01214599609375
array(1) { ["section"]=> string(134) "rama-inspektim-ne-nenstacionin-e-kombinatit-energjia-eshte-simbol-tani-jemi-ne-europe-para-7-vitesh-ne-nje-pike-qe-zor-na-gjeje-222324" }