Rama inspekton punimet në Laç: Larg qoftë tërmet tjetër! Ja çfarë më tha Erdogan kur e takova

Publikuar tek: politike, më 19:14 24-09-2020 Rama inspekton punimet në Laç: Larg qoftë tërmet tjetër! Ja çfarë më tha Erdogan kur e takova

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakja e Kurbinit, kanë inspektuar lagjen e re të Rindërtimit në Laç.

Kompania turke i ka garantuar Ramës se projekti për këtë zonë është që të përballojë një tërmet prej 9 ballësh të shkallës Rihter.

Kryeministri ka uruar që mos ketë më tërmete të tilla në Shqipëri dhe theksoi se lagjia e re do të jetë më e mirë, më e bukur dhe më e fortë se e para.

Po ashtu ai ka zbuluar se para disa ditësh me presidentin e Turqisë Erdogan kanë folur për këtë çështje, teksa është shprehur se ai ka qenë shumë i kënaqur nga ecurina e punimeve.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Isha me Presidentin përpara, në Presidencën e tij në Marmaris. Ai interesoht herë pas here në fakt, edhe shumë i kënaqur që puna ka filluar intensivisht.

Inxhinieri turk: Ky është një projekt që përballon një tërmet 9 ballë. Dhe ne po e bëjmë edhe shpejt, edhe me cilësi, për këtë të keni besim.

Edi Rama: Larg qoftë tërmet tjetër tani, por ne do e bëjmë më të fortë, më të bukur, më cilësore.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013250827789307
array(1) { ["section"]=> string(98) "rama-inspekton-punimet-ne-lac-larg-qofte-termet-tjeter-ja-cfare-me-tha-erdogan-kur-e-takova-221541" }