Rama inspekton riparimet në Durrës: Ndërtimi do hapë vende pune pa fund, do marrim dhe nga jashtë po ka nevojë

Publikuar tek: politike, më 20:08 21-02-2020 Rama inspekton riparimet në Durrës: Ndërtimi do hapë vende pune pa fund, do marrim dhe nga jashtë po ka nevojë Kryeministri Edi Rama në Durrës

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot në qytetin e Durrësit riparimet dhe restaurimet në disa pallate të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama i ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë në platformën “Shtëpia ime”, për të përfituar nga projektet e rindërtimit.

Kryeministri tha se për shkak të riparimeve dhe ndërtime do të hapet një numër i madh vendesh pune në ndërtim.

“Gjithkush që ka një dëmtim është i konstatuar, por duhet të bëjë aplikimin vetë. Ndaj janë bërë në total 20 e ca mijë, por ka të tjerë që duhet të aplikojnë, ndaj shkoni te “shtëpia ime” nëse keni dokumenta, nëse nuk keni ka një opsion aty që nuk ke dokumenta.

Vende pune që do të hapi ndërtimi janë pa fund. Ne do të marrim edhe punëtorë nga jashtë nëse do të jetë nevoja. Vijnë punëtorë nga kontinente të tjera dhe këta preferojnë të rrijnë te kafja se janë juristë, dhe pijnë kafe me lekët e babës”, u shpreh Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069630146026611
array(1) { ["section"]=> string(115) "rama-inspekton-riparimet-ne-durres-ndertimi-do-hape-vende-pune-pa-fund-do-marrim-dhe-nga-jashte-po-ka-nevoje-196002" }