Rama IRONI të thella nga Tropoja: Një copë piktor jam, por jo si Fatmir Mediu që nuk e përfill njeri

Publikuar tek: politike, më 18:01 25-06-2019 Rama IRONI të thella nga Tropoja: Një copë piktor jam, por jo si Fatmir Mediu që nuk e përfill njeri

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat as ditën e sotme në takimin elektoral në Tropojë, ku ironizoi kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin dhe kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediun.

Teksa prezantoi kandidatin e PS Rexh Byberi, Rama tha se asnjëri nuk ka doktoraturë, por e njohin mirë shkencën e punës, ndërsa tha se nuk janë si Mediu, për të cilin pretendon se nuk e përfill njeri.

'Rexha është si puna ime, nuk ka doktoraturë. Kemi fallxhoren doktore shkencash. Jemi një copë piktor, një copë traktorist. Megjithatë një shkencë e njohim mirë, shkencën e punës. Nuk jemi si Fatmir Mediu që nuk e përfill njeri, thonë njerëzit: Prapë doli ky', tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025800943374634
array(1) { ["section"]=> string(105) "rama-ironi-te-thella-nga-tropoja-nje-cope-piktor-jam-por-jo-si-fatmir-mediu-qe-nuk-e-perfill-njeri-169722" }