Rama ironik dhe i ashpër në kulm me Metën: Presidenti lëshoi një re kaq të madhe nga PANTALLONAT për zgjedhjet! Unë mund të laja duart…

Publikuar tek: politike, më 12:26 13-06-2019 Rama ironik dhe i ashpër në kulm me Metën: Presidenti lëshoi një re kaq të madhe nga PANTALLONAT për zgjedhjet! Unë mund të laja duart… Edi Rama, kryeminister

Ironik dhe i ashpër është treguar në fjalën e tij nga Kuvendi, kryeministri Edi Rama duke iu drejtuar Presidentit Ilir Meta.

 

Rama e cilësoi zhdekretin e Metës “një re të lëshuar nga pantallonat” dhe tha se fare mirë mund ‘t’i lante duart’ duke pritur një datë të re zgjedhjesh dhe duke ia lënë Presidentit përgjegjësinë për faktin që ndërpreu në mes fushatën.

“Për cilën arsye në botë, Presidenti duhet të bashkohej me zjarrvënësin Sali Bberisha në përpjekjen  e tij për të djegur Shqipërinë.

Për cilën arsye në botë Presidenti do bëhet një trillues i shkaqeve të paqena për të bërë një budallallëk. Ka vetëm një arsye që i shpjegon të gjitha: Ilir Meta. E gjitha, në këtë rast përfshihet në këto dy fjalë Ilir dhe Meta. Të kërkosh shkaqet e kësaj marrëzie është e tepërt por kjo punë e kërkon që t’iu shpjegohemi shqiptarëve si erdhi puna në këtë pikë vlimi, të kazanit tonë. Pse u keqpërdor Presidenti duke kapërcyer mbi kushtetutën e duke fluturuar si një plumb qorr për të vrarë zgjedhjet në mes të fushatës. Pse ne nuk e shfrytëzuam këtë mundësi për të ndalur fushatën e pritur ditën si gomari të mbijë bari kur do i mbushej mendja Lulit të Saliut për një datë zgjedhjesh?! Po e filloj nga vetja meqë bëhet një përpjekje e madje, tribunë më tribunë, portal më portal për të më faturuar mua zgjedhjet pa garë duke e trajtuar si cmenduri, madje edhe si një qëllim të fshehtë djallëzor për një konflikt civil në Shqipëri.

Po e filloj me një pyetje, cfarë interesi vetjak, ngushtësisht ka, unë të jem kaq i patundur nga bindja se kjo nuk është koha për asnjë kompromis por për zgjedhje më 30 qershor?

Shumica parlamentare është solide, dhe mbështetja e saj për mua, për qeverinë është e palëkundshme. Qeveria ka njëmijë e një probleme për të adresuar. Ekonomia goditet, turizmi dëmtohet, investitorët…. Qetësimi i situatës duke shfrytëzuar qoftë edhe skandlin e zhdekretimit të zgjedhjeve duket gjëja më e lehtë. Atëherë çfarë më duhet mua personalisht, meqë më drejtoni personalisht, një dhimbje jo e vogël kjo, si ecja në kushte jo normale në zgjedhjet e 30 qershorit kur s’kam asnjë interes të ngushtë, dhe asnjë pengesë në rrugën e qeverisjes sikur zgjedhjet të shtyhen edhe në pafundësi. Madje po të isha ngushtësisht i interesuar për mua personalisht, për rehatinë dhe për karrigen time, por edhe për qeverinë tonë, unë do isha i pari që të hidhesha përpjetë nga gëzimi që presidenti lëshoi një re kaq të madhe nga pantallonat për datën e zgjedhjeve. E quaja një gjenialitet dhe laja duart. Thoja bravo President. E lemë këtë punë, i bëjmë zgjedhjet, kur të bien të tërë dakord. Ose ia lija fajin Ilirit për ndërprerje të fushatës duke i thënë jazëk Zoti President dhe ngrija duart lart para shqiptarëve dhe dilja një burrë i urtë i pafajshëm në një lojë marrëzie politike.

Po të isha sic dal në filaxhanin e fallaxhores apo katrranit digjital, shpëtoja dhe unë nga zgjedhjet e mëtejshme sepse me këtë na jepej mundësia nesër të thonin  s’duam zgjedhje të përgjithshme se kemi burime të sigurta që si themi dot për një sulm bërthamor ndaj Shqipërisë.

Mirëpo shtetet demokratike kanë kushtetuta, funksionojnë me barazinë para ligjit. Këto aventura mendore nuk mund ti imponohen një populli të tërë”, u shpreh Rama në fjalën e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070130825042725
array(1) { ["section"]=> string(139) "rama-ironik-dhe-i-ashper-ne-kulm-me-meten-presidenti-leshoi-nje-re-kaq-te-madhe-nga-pantallonat-per-zgjedhjet-une-mund-te-laja-duart-168062" }