Rama ironizon kandidatin e djathtë: Krosi e ndriti Peshkopinë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:32 18-05-2015 Rama ironizon kandidatin e djathtë: Krosi e ndriti Peshkopinë

“Këto zgjedhje  nuk janë për të valëvitur shkopin e flamurit të PD-së”, kështu është shprehur kryeministri Rama gjatë prezantimit të kandidatit për bashkinë e Dibrës, Shukri Xhelili.

Sipas Ramës, synimi i Partisë Demokratike është që të vendosë  nga një  “hu gardhi në çdo bashki që të thonë s’na le qevria të punojmë.”

Kryeministri ka sulmuar edhe kryetarin aktual të bashkisë Peshkopi, Ilir Krosi i cili kërkon mandatin e katërt për bashkinë e këtij qyteti duke u shprehur me ironi se “e ndriti qytetin”.

Rama vijon të deklarojë se ka të pamundur të bashkëpunojë me kandidatët e djathtë.

“Çfarë të bëjmë për Dibrën , të takohemi natën të bëjmë “kros” për t’u taku, ça të flasim natën? SHQUP-i nuk e ka mendjen tek këto zgjedhje” , u shpreh Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëri-BE, mbahet takimi i Këshillit të Stabilizim-Asocimit
Ja kush është vajza që bëri Erdoganin dhe zonjën e tij të qajë. Në të vërtetë nuk mban shami »
Article Logic
Execution time: 0.011787176132202
array(1) { ["section"]=> string(66) "rama-ironizon-kandidatin-e-djathte-krosi-e-ndriti-peshkopine-11390" }