Rama ironizon Kryemadhin: Shpiragu s’e mban dot në shpinë klithmën e Monikës, na vjen keq për të dhe Lulin

Publikuar tek: politike, më 16:24 15-03-2019 Rama ironizon Kryemadhin: Shpiragu s’e mban dot në shpinë klithmën e Monikës, na vjen keq për të dhe Lulin

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin gjatë një takimi me banorët e Beratit.

Rama tha se opozita dogji mandatet se e kanë hallin te krijimi i institucioneve të Drejtësisë, por Shpiragu nuk e mban dot klithmën e Kryemadhit.

Sipas Ramës zoti nuk ndërhyn në shitblerjen e votave, pasi i bie që të mbrojë shqiptarët nga kryetarja e LSI-së.

‘Përveç zgjedhjeve ata kanë edhe hallin tjetër, se po krijohet drejtësia që u munduan ta ndalojnë që në ditën e parë. Këtu jemi në të gjitha organizmit elektoralë që lidhen me LSI, po a e mban dot Shpiragu në shpinë klithmën e Monikës: O Zot mbroji shqiptarët nga blerja e votës. Kur Monika ngre kokën e thotë shpëtoni shqiptarët, ç’të bëjë Zoti? Thotë më mirë s’po ndërhy në çështje elektorale se i bie të ndihmoj njerëzit nga Monika. Të mos flas për Malin e Tomorit, se i bie të ngjallet Abaz Aliu e të luftojë me gjithë fallxhorët e Monikës. Nuk kemi ndjenjë negative ndaj askujt, ne na vjen keq edhe për Monikën edhe për Lulin’, vijoi Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064749717712402
array(1) { ["section"]=> string(111) "rama-ironizon-kryemadhin-shpiragu-s-e-mban-dot-ne-shpine-klithmen-e-monikes-na-vjen-keq-per-te-dhe-lulin-156553" }