Rama jep lajmin: 400 milionë lekë shtesë nga buxheti i shtetit për fermerët që aplikuan në e-Albania

Publikuar tek: aktualitet, më 14:28 08-07-2020 Rama jep lajmin: 400 milionë lekë shtesë nga buxheti i shtetit për fermerët që aplikuan në e-Albania

Rreth 400 milionë lekë shtesë janë dhënë nga qeveria për të mbështetur me subvencione fermerët që aplikuan këtë vit përmes portalit a-Albania.

 

Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama teksa ndan edhe një video të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi i cili saktëson se me këtë fond do të mbulohen gati 95% e rreth 8 mijë aplikantëve që kualifikohen dhe s’kanë mangësi në kriteret e përcaktuara më parë.

“Falenderoj edhe njëherë të gjithë ata fermerë që aplikuan për Skemën Kombëtare këtë viti, një skemë e cila po rezulton e suksesshme. Rreth 95% e aplikantëve do të përfitojnë subvencionin”, tha Çuçi.

“ 400 milionë lekë shtesë nga buxheti i shtetit subvencione për fermerët që kanë aplikuar për fondet e Skemës Kombëtare.

 95% e aplikantëve në https://e-albania.al/ do të marrin subvencionin.

-Vaksinim falas të bagëtive për sëmundjen e brucelozës.

- 400 veterinerë të rinj do të punësohen në Shërbimin Veterinar, pjesë e riorganizimit të ri në këtë shërbim të rëndësishëm lidhur me sigurinë ushqimore”, shkruan ndërkaq Rama.

107035066_988763168243216_7404887442429110686_n_copy.jpg

107247061_1139049049808078_3256990590061360780_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10985994338989
array(1) { ["section"]=> string(106) "rama-jep-lajmin-400-milione-leke-shtese-nga-buxheti-i-shtetit-per-fermeret-qe-aplikuan-ne-e-albania-213237" }